• e diel, 22 dhjetor 2024

Boban nuk dëshiron të bëhet kryetar i UEFA-s

Boban nuk dëshiron të bëhet kryetar i UEFA-s

Gjenevë, 12 shtator 2024 (MIA) - Futbollisti legjendar kroat Zvonimir Boban deklaroi sot se nuk dëshiron të bëhet kryetar i Federatës evropiane të futbollit (UEFA). Ai tha se për këtë nevojitet "njeri i vërtetë i futbollit", e jo "teknokratë të cilët mendojnë se janë më të mëdhenj se futbolli".

Ish-lojtari i kombëtares kroate dhe lojtari i Milanit dha dorëheqjen në fund të janarit nga funksioni drejtor futbolli i UEFA-s në shenjë proteste ndaj synimit të kryetarit Aleksandar Çeferin për të ndryshuar statutin, që do t'i lejonte atij të qëndronte në detyrë më gjatë.

Çeferin e quajti Bobanin "klloun" në kongresin e UEFA-s në shkurt, ndërsa aleatët e tij pohuan se Bobani dëshiron të marrë udhëheqjen e UEFA-s, gjë që ish-futbollisti kroat e mohoi në deklaratën për gazetën italiane "Gazeta dello Sport". 

"Kjo nuk më intereson. Por, me të vërtetë nevojiten njerëz të duhur të futbollit në UEFA. Në këtë kuptim, dhe këtë e them me zemërim, pasi para kësaj luftova për ndryshime në UEFA, si dhe në FIFA, e asgjë nga ajo nuk është në interes personal", tha Boban. qa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR