• e diel, 22 dhjetor 2024

Boçvarski: Përmes një numri të madh projektesh dhe iniciativash drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit më të shpejtë të energjisë

Boçvarski: Përmes një numri të madh projektesh dhe iniciativash drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit më të shpejtë të energjisë

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, sot mori pjesë në Forumin Ekonomik në Valandovë, ku foli në panelin kushtuar trendeve të reja energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai thekson se përmes një numri të madh të iniciativave dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, pasojat e krizës energjetike janë zbutur me sukses dhe po ashtu kontribuojnë në tranzicionin energjetik. Kjo, theksoi ai, është reflektuar veçanërisht në pjesën e instalimit të termocentraleve fotovoltaike nga amvisëritë dhe komuniteti i biznesit.

"Jemi të përkushtuar fuqishëm në zbatimin e projekteve të shumta me synim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, tranzicionit energjetik dhe sjelljen e iniciativave përmes të cilave imponojmë tendenca të reja energjetike. Vitin e kaluar u miratuan ndryshimet në Ligjin e Ndërtimeve, të cilat thjeshtësuan procedurat për vendosjen e fotovoltaikëve dhe mund të them se jam i kënaqur me interesimin e madh të qytetarëve dhe bizneseve, që do të thotë se politikat që po drejtojmë sjellin rezultate pozitive. Në të njëjtin drejtim, ne po ndërtojmë në mënyrë aktive rrjetin e gazsjellësit në të gjithë vendin, si dhe po punojmë me përkushtim për kompletimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, kështu që me të gjitha këto projekte kontribuojmë seriozisht në uljen e ndotjes dhe sigurimin e një mjedisi jetësor më të shëndetshëm dhe kushte cilësore të jetesës për të gjithë qytetarët", theksoi ministri Boçvarski, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, theksohet, vazhdon të punojë në mënyrë aktive në realizimin e një numri të madh projektesh që ofrojnë përfitime të konsiderueshme për qytetarët dhe ekonominë, me synim një ekonomi të qëndrueshme dhe rritje dhe zhvillim të përshpejtuar. ls/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

QËNDRONI TË LIDHUR