• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski për vizitë në Komunën e Llozovës

Boçvarski për vizitë në Komunën e Llozovës

 Llozovë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot ka vizituar Komunën e Llozovës, ku inspektoi edhe aktivitetet e ndërtimit të rindërtimit të rrugës kryesore në qytetin e Axhimatovës, projekt ky i realizuar edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ai në kuadër të vizitës në Axhimatovës, u takua edhe me banorët vendas. Në Komunën e Llozovës janë investuar mbi 580 mijë euro përmes Projektit për lidhje me rrugët dhe rrugët lokale dhe deri më tani janë rikonstruar gjithsej 23 rrugë dhe rrugë lokale në komunë.

  

Ministri Boçvarski mëngjesit e sotëm ka inspektuar dhe punimet ndërtimore në rrugën "Hristijan Todorovski Karposh" në Komunën e Probishtipit. Investimi është me vlerë prej gati 10 milionë denarë, ndërsa aktualisht po punohet në vendosjen e mureve mbajtëse në gjatësi prej 140 metra.

"Pas përfundimit të mureve mbajtëse do të afrohet zgjerimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuareve, të cilat rrugës do t'i japin një pamje të re dhe do t'u ofrojmë qytetarëve siguri të shtuar gjatë lëvizjes nëpër këtë pjesë të qytetit", tha Boçvarski në Probishtip. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR