• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski: Për vitin e ardhshëm kemi siguruar 5.000 leje të reja për transportuesit tanë

Boçvarski: Për vitin e ardhshëm kemi siguruar 5.000 leje të reja për transportuesit tanë

Shkupi, 28 shtator 2023 (MIA) - Nga viti i ardhshëm Maqedonia e Veriut si anëtare e plotë e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, merr 5.000 leje B-Sek për transportuesit tanë, ndërsa në lidhje me CEMT lejet e disponueshme do të jenë 1.680 leje vjetore dhe 2.808 leje mujore, njoftoi sot ministri Blagoj Boçvarski në takimin tradicional me transportuesit, të organizuar nga Shoqata Makam Trans.

"Atë që dua të theksoj, e është risi, është se ne kemi rënë dakord me palën ukrainase për 700 leje për dhe nga vendet e treta, duke filluar nga viti 2024, ndërsa gjithashtu pas një sërë takimesh të komisionit të përzier Maqedoni-Gjermani, u arrit marrëveshje për rritje të konsiderushme të kuotës së lejeve për të gjitha llojet e transportit, që e konsideroj sukses të madh. Për më tepër, ne kemi rënë dakord me Republikën e Serbisë që transporti i kryer për dhe nga vendet e treta me automjete ekologjike, respektivisht automjete me kategori 'automjete të gjelbër' dhe kategoritë më të larta, të lirohen nga regjimi i lejeve kur të tejkalohen procedurat administrative, që e konsideroj si masë të shkëlqyer dhe sukses historik për transportuesit", tha ministri Boçvarski.

Ai vlerësoi se aktiviteti transportues është një segment shumë i rëndësishëm për tërë vendin, për zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë, duke theksuar se Qeveria së bashku me transportuesit krijon politika zhvillimore për të përmirësuar kushtet e punës për të gjithë ju.

"I tejkalojmë kohërat turbulente dhe me politika të suksesshme arrijmë të forcojmë marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkërisht të arrijmë rezultate", vlersoi ministri.

Ai i theksoi politikat që ndërmerr Ministria e Transportit dhe Lidhjes në drejtim të zhvillimit të aktivitetit të transportit dhe përmirësimit të kushteve të transportuesve dhe siç përmendi, sektori i transportit është një segment shumë i rëndësishëm në ekonominë kombëtare. qa/bsh/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR