• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski: Jam i bindur se kontrolluesit e fluturimit do të heqin dorë nga paralajmërimi për grevë, po bëjmë gjithçka

Boçvarski: Jam i bindur se kontrolluesit e fluturimit do të heqin dorë nga paralajmërimi për grevë, po bëjmë gjithçka

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski është i bindur se Sindikata e Kontrollit të flutirimeve do të heqë dorë nga paralajmërimi për grevë më 25 dhjetor dhe më 1 janar. Porositë qytetarët të jenë të qetë, sepse, siç deklaroi, po bëhet gjithçka. Sindikata, ndërkaq, me kryesinë e së cilës Boçvarski dhe pati takim, vendimin e fundit do ta sjellë në takimin e caktuar për nesër në mesditë.

Në inaugurimin e rrugës së ripërtërirë Manastir-Mexhitlia, Boçvarski deklaroi se tkaimi me kryetarin e Sindikatës së Kontrollit të fluturimeve, Aleksandar Tasevski, konkluduan se interesi i qytetarëve dhe i shtetit duhet të jetë para të gjithave dhe mbi të gjithat.

"Dje pata bisedë mjaft produktive me kryetarin e Sindikatës dhe konsideroj se ishte mjaft i dobishëm. Në takimin e kaluar në tetor, patëm katër çështje të cilat u hapën dhe në të gjitha po punohet në koordinim me Sindikatën, mbetet edhe një çështje për të cilën diskutuam dje. Qytetarët të jenë të sigurt se pi bëjmë çithçka, ndërkaq jam i bindur se kontrolluesit do të heqin dorë nga ai paralajmërim, ata do të mbajnë takim të vetin. Por, pas asaj që e diskutuam, që të dy konkluduam se interesi i qytetarëve dhe i shtetit duhet të jetë para të gjithave dhe mbi të gjithat", deklaroi Boçvarski, në pyetjen e gazetarëve.

Tasevski në dekalratë për MIA-n konstatoi se takimi në të cilin do të sjellin vendim lidhur me grevën do të mbahet nesër në orën 12:00.

Sindikata e Kontrollit të fluturimeve M-NAV paralajmëroi grevë paralajmëruese më 25 dhjetor dhe për Vitin e Ri, si reagim ndaj konkurseve të shpallura për punësim në M-NAV, me kritere, sipas Tasevskit, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me menaxhmentin nga tetori i këtij viti.

Siç deklaroi paraprakisht Tasevski, është shkelur marrëvehsja mes Sindikatës dhe drejtorëve të M-NAV, për të cilën garantues ishte ministri i Transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe se do ta riaktivizojnë grevën më 25 dhjetor, prej orës 10:00 deri në orën 17:00, pas çka do të mbahet grevë edhe më 31 dhjetor prej orës 00:01 deri më 1 janar në orën 23:59.

Sipas Sindikatës, marrëvehsjet për afatet për kohëzgjatjen e konkurseve për punësim nuk respektohet, ndërsa kuadri të cilin dëshiron ta punësojë menaxhmenti sikur nuk është nga veprimtaritë thelbësore dhe u përket asistentëve afaristë dhe këshilltar për resurse njerëzore, që sipas njohurive të tyre, është për një nga drejtorët e mëparshëm në M-NAV. Njëri prej konkurseve, pohon Sindikata, është me kohëzgjatje prej 10 ditëve, në vend se 10 ditë pune, ndërsa tjetri tre ditë prej të cilave dy janë e shtunë dhe e diel.

Nëse nuk tërhiqen konkurset e shpallura më 25 dhjetor prej orës 10:00 deri në orën 17:00 nuk do të ketë fluturime dhe aterime në Aeroportin ndërkombëtar SHkup dhe Aeroportin "Shën Apostoli Pal" në Ohër, ndërsa gjatë grevës për Vitin e Ri,. krahas bllokimit të komunikacionit ajror në dy aeroportet nuk do të shërbehen as fluturimet. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR