• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski: Investimet në infrastrukturë janë një faktor për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe kompanitë

Boçvarski: Investimet në infrastrukturë janë një faktor për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe kompanitë

Beograd, 17 nëntor 2023 (MIA) - Investimet në infrastrukturë janë një faktor për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe kompanitë. Jam i bindur se me politika të tilla do të kontribuojmë për një standard më të mirë jetese për qytetarët e të dy vendeve, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, i cili sot në Qeverinë në Beograd nënshkroi memorandumin për ndërtimin e rrjetit hekurudhor me performancë të lartë në Korridorin 10 me Ministrin e Ndërtimtarisë, Trafikut dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë, Goran Vesiq.

Për vendin kjo do të thotë ndërmarrje e obligimeve për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e hekurudhës me performanca të larta, dhe atë në fazën e parë të lëvizjes nga vendkalimi kufitar Tabanoc deri në Shkup dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore deri në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Ai theksoi se Qeveria tashmë e miratoi Ligjin për hua për ndërtimin e pikës kufitare të përbashkët hekurudhore në Tabanoc e cila do të jetë nga ana e Maqedonisë me të cilën futet në procedurë për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë.

Ai theksoi se Hekurudhat e Maqedonisë Transport për momentin janë operatori i vetëm për hekurudhat e Maqedonisë.

Ministri Vesiq tha se nuk mund të priten shërbime të mira kur trenat qarkullojnë me shpejtësi prej 40 deri në 50 kilometra në orë. sa/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR