• e shtunë, 23 nëntor 2024

Boçvarski: "HM - Transport" nuk e kryen punën, nga fillimi i javës së ardhshme do t'i hapim dyert për operatorë tjerë

Boçvarski:

Prilep, 20 nëntor 2023 (MIA) - Ndërmarrja "Hekurudhat e Maqedonisë - Transport" nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ai. Për shkak të kësaj, në Kuvend është ligji për liberalizimin e transportit, të trafikut hekurudhor dhe pres pas votimit të tij, nga fillimi i vitit të ardhshëm t'i hapim dyert e operatorëve të tjerë nga rajoni, të cilët duan të operojnë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. Me këtë do ta përmirësojmë edhe konkurrencën, ndërsa edhe qytetarët dhe kompanitë do të shohin benefit, sepse me një temp të këtillë, jam i bindur se ngadalë lëviz realizimi i të gjitha proceseve, që i ka marrë kjo ndërmarrje, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ekspertizës në rindërtimin e rrugëve "Lece Koteski" në Prilep. Boçvarski theksoi se ndër vite më parë "Hekurudhat e Maqedonisë - Transport"  punon me vështirësi, në kushte të rënda, me mbështetje financiare nga Qeveria, që të mund të realizojë numër i caktuar i linjave nga plani operacional.  

"Është fakt se deri para dy viteve Qeveria si subvencione për kërë ndërmarrje ka paguar gjashtë-shtatë milionë euro në vit për një numër të caktuar të linjave për trafikun rrugor. Vitin e kaluar kemi ndihmuar financiarisht 15 milionë euro, ndërsa këtë vit pres që mbështetja të arrijë diku deri në 25 milionë euro. Tani do ta shtroj pyetjen - nëse qytetarët janë të vendosur nga ajo që e bën "Hekurudhat e Maqedonisë - Transport" dhe nëse ne si Qeveri jemi të kënaqur? Absolutisht edhe qytetarët edhe Qeveria, të gjithë së bashku do të konstatojmë se kjo ndërmarrje nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ajo", përmendi ministri.

Sipas tij, liberalizimi do të thotë se do të mundësohet të hyjnë edhe operatorë tjerë nëse ka të interesuar të operojnë në hekurudhat e Maqedonisë

Ai shtoi edhe se do të vazhdojë ndërtimi i hekurudhave ndaj Bullgarisë. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR