• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski: 20 milionë denarë për projekte infrastrukturore për komunat me popullatë rome

Boçvarski: 20 milionë denarë për projekte infrastrukturore për komunat me popullatë rome

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot i ndau marrëveshjet për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore në kuadër të Programit "Dekada e romëve".

Ishin ndarë marrëveshje për komunat Shuto Orizarë, Vinicë, Gjevgjeli, Koçan, Prilep, Kriva Pallankë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kavadar, Dellçevë, Berovë, Rankovcë, Jegunovcë, Bosilovë, Demir Kapi, Pehçevë, Veles dhe Vasilevë. 

"Më vjen mirë që edhe një herë po u japim mbështetje vetqeverisjeve lokale me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve me kombësi rome. Çdo vit sigurohen fonde nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për realizimin e projekteve infrastrukturore në vendbanimet me popullatë rome. Edhe këtë vit përmes buxhetit kemi siguruar 20 milionë denarë dhe dua të theksoj se mjetet janë shfrytëzuar plotësisht, gjegjësisht janë ndarë për komunat që kanë dorëzuar projekte në përputhje me thirrjen publike. Komunat kanë dorëzuar projekte të gatshme dhe në bazë të atyre projekteve u janë ndarë burimet financiare sipas një metodologjie të përcaktuar. Bëhet fjalë për 20 komuna dhe pres që së shpejti të fillojë realizimi i këtyre projekteve. Mbështetja e fuqishme nga pushteti qendror vazhdon, ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale", theksoi Boçvarski.

Mbështetje financiare është në vlerë prej 20 milionë denarëve, mjete nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Mjetet janë të dedikuara për realizimin e projekteve në komuna me popullatë rome me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë të qytetarëve me përkatësi etnike rome. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR