• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BNJVL organizon forumin "Të bashkuar", me rastin e fushatës 16 ditë aktivizëm për vënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave

BNJVL organizon forumin

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Bashkësia e njësive të vetëqevrisjes lokale (BJVL) sot orgnaizon forumin "Të bashkuar" në kuadër të fushatës 16 ditë aktivizëm: #Nuk ka arsyetim: Ndëmerrni aksion për vënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Forumi është organizuar me mbështetje të Trupit të KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të grave UN Women.

Siç paralajmëruan organizuesit, në forum do të flasë kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, zëvendësministri i Politikës Sociale, Dmeografisë dhe TË rinjve, Gjoko Vellkovski, deputetja Lidia Petkovska, e cila njëherit është edhe anëtare e Komisionit për mundësi të barabarta në Kuvend, anëtarë të Grupit lobues për barazi gjinore të BJVL-së, si dhe koordinuesit dhe prëfaqësuesit e komisioneve për mundësi të barabarta dhe persona përgjegjës për mbrojtje sociale nga komunat.

Ngjarja organizohet në momente të rëndësishme kur shoqëria jonë po përballet me raste të shpeshta të dhunës ndaj grave dhe vajzave, jo rrallë edhe me femicide, me dhunë të bazuar digjitale dhe me forma të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Nevojitet që me angazhime të përbashkëta në të gjitha nivelet e pushtetit prioritet t'i jepet konstatimit të zgjidhjeve konkrete dhe zbatimit të formave të përhershme dhe të qëndrueshme për parandalim dhe asgjësim të kësaj forme të dhunës, theksojnë organizuesit.

Konventa e Këshillit të Evropës për parandlaim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës shtëpiake në mënyrë eksplicite bën thirrje për përfshirje edhe të autoriteteve lokale në krijimin e politikabe gjithprëfshirëse dhe të koordinuara dhe sigurimin e resurseve adekuate financiare për implementimin e tyre, por edhe në krijimin e aktiviteteve të ndryshme për parandalim të dhunës. Në atë drejtim, shtojnë nga BNJVL, në Forum do të prezantohen përvoja të mira nga komunat - Karposh, Kumanovë dhe Strumicë. Gjithashtu, para të prnaishmëve do të ndahen edhe sfodat me të cilat janë përballur ofruesit e shëprbimeve të këtilla dhe bashkëpunimi i tyre me pushtetin lokal. Përvoja do të ndajnë edhe përfaqësuesit nga Qendra këshilldhënëse për viktima të dhunës familjate, Manastir; nga Organizata e grave e Qytetit të Shkupit - OGSH dhe linja S.O.S 15-700 për dhunë familjare 24/7 dhe nga Organizata për të drejtat e grave "Etika" - Gotsivar - qendër strehimi për gra. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR