• e hënë, 23 dhjetor 2024

BNJVL dënon sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës

BNJVL dënon sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë së Veriut - BNJVL dënon sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, që ndodhi dje në zonën e kësaj komune.

Nga BNJVL përmes kumtesës theksojnë se të gjithë kryetarët e komunave u shprehin ngushëllime familjeve të të punësuarve në komuna që e shoqëronin kryetarin në momentin e aktit të rëndë dhe u dëshirojnë shërim të shpejtë.

"Kjo nuk është hera e parë në vendin tonë që sulmohet jeta e një kryetari komune, pikërisht gjatë kryerjes së detyrës. Për këtë arsye kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e rastit në mënyrë që kjo të mos përsëritet më. Edhe një herë e dënojmë ashpër këtë praktikë të dhunshme të shprehjes së pakënaqësisë me punën e kryetarit të komunës dhe kërkojmë që të na lejohet të zbatojmë kompetencat tona përmes procedurave dhe proceseve institucionale", thonë nga BNJVL.

Ata theksojnë se BNJVL mbetet e përkushtuar për thellimin e procesit të decentralizimit në vendin tonë dhe zbatimin e kompetencave të reja nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale që do të realizohen përmes proceseve të përcaktuara me ligj dhe në mënyrë transparente, me përkrahje dhe në interes të qytetarëve.

 

Основното јавно обвинителство Кочани поведе постапка против жител на Виница, за сторено продолжено кривично дело – Полов напад врз дете кое не наполнило 14 години од член 188 став 1 во врска

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup gjatë ditës së djeshme ka kryer inspektim në vendngjarje dhe ka lëshuar urdhër për mbledhjen e gjurmëve dhe kryerjen e ekspertizave përkatëse, njoftojnë nga Prokuroria Publike Shkup në lidhje me të shtënat me armë ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, në të cilën janë plagosur dy persona që ishin së bashku me kryetarin.

Prokuroria bëri me dije se do të lëshohet edhe urdhër për sigurimin e incizimeve nga video vëzhgim nga objektet përreth, si dhe do të ndërmerren veprime të tjera. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR