• e premte, 05 dhjetor 2025

Bllokohet qarkullimi në të dyja drejtimet në rrugën Prilep-Krushevë, ka filluar një protestë e paparalajmëruar

Bllokohet qarkullimi në të dyja drejtimet në rrugën Prilep-Krushevë, ka filluar një protestë e paparalajmëruar

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) - Në orën 08:50 ka filluar një tubim publik i paparalajmëruar në rrugën rajonale Prilep-Krushevë në afërsi të fshatit Vërbjani, Komunë e Krivogashtanit, informon LAMM.

"Disa qytetarë protestojnë për shkak të punimeve në rrugë ku duhet të shembet një urë që gjatë kësaj periudhe do ta vështirësojë punën e fermerëve. Që nga ora 9:10 e mëngjesit, qarkullimi është bllokuar në të dyja drejtimet", bën të ditur LAMM.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR