• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Bllokada" e parë nga Greqia për fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Tiranë, 12 nëntor 2023 (MIA) - Greqia vendosi  bllokadën e parë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, raportojnë mediat shqiptare duke iu referuar mediave greke.

"Greqia nuk ishte dakord me letrën e 27 vendeve anëtare të BE-së për hapjen e kapitujve të parë me Shqipërinë. Një arsye e mundshme për këtë është arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belleri, i cili është grek etnik, pas së cilës Athina akuzoi se po i shkelen të drejtat", shtojnë mediat.

Sipas Katimerinit, ky zhvillim i ngjarjeve paraqet ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e përbashkët evropiane.

Athina do të rishqyrtojë qëndrimin e saj, vetëm nëse Tirana do të ndërmarrë hapa për të treguar se ka vend për diskutim, theksohet në tekstin e Katimerinit. Greqia po këmbëngul që Belleri të ketë një shans për t'u betuar si kryetar bashkie, një kërkesë që gjykatat shqiptare deri tani e kanë mohuar.

Në datën 22 të këtij muaji është seanca e radhës ku ai do të gjykohet për blerje votash. Rasti është shënuar edhe në raportin e Komisionit Evropian si një problem serioz që ndërlikon marrëdhëniet greko-shqiptare.

Athina zyrtare kërkon vazhdimisht lirimin e tij, duke vlerësuar se është arrestuar padrejtësisht dhe u kërcënua se do të bllokojë Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR