Blinkeni dhe Mohamed bin Salman biseduan për ndërprerje urgjente të armiqësive në Gazë
- - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ka biseduar në Xhedë me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, për nevojën urgjente që të ndërpriten armiqësitë në Gazë.
- Post By Fitore Curri
- 11:54, 21 mars, 2024
Riad, 21 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ka biseduar në Xhedë me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, për nevojën urgjente që të ndërpriten armiqësitë në Gazë.
Bin Salman dhe Blinkeni biseduan për "ngjarjet në Rripin e Gazës dhe rajon, si dhe për përpjekjet për ndërprerjen e operacioneve ushtarake", njoftoi Si-En-En, duke i cituar mediat saudite.
Ata biseduan edhe për sigurinë dhe situatën humanitare në rajon. Blinkeni, i cili është në turne në Lindjen e Afërt, tha se bisedimet për armëpushim në Gazë, për të cilin lirimi i pengjeve të cilat i mbante Hamasi është një nga çështjet kyçe, "i afrohen" marrëveshjes.
"Mendoj se dallimet ulen dhe marrëveshja është shumë e mundur", tha Blinkeni në Xhedë, sipas transkriptit të publikuar nga Departamenti i Shtetit.
Blinkeni sot do të udhëtojë për në Egjipt ku do të takohet me liderët arabë, ndërsa të premten do ta vizitojë Izraelin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s