• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken në fund të turneut më të ri në Lindjen e Afërt sheh rrugë drejt paqes

Blinken në fund të turneut më të ri në Lindjen e Afërt sheh rrugë drejt paqes

Kajro, 11 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot e përfundoi turneun e tij të fundit në Lindjen e Afërt.

Përfaqësues amerikanë kumtojnë se ai ka arritur sukses modest në tentimin për të marrë mbështetje të gjerë rajonale për planifikim të ripërtëritjes dhe menaxhimit me Gazën pas prëfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë vizitës së katërt të Blinkenit në Lindjen e Afërt prej fillimit të luftës, në tetor, vendet arabe dhe myslimane, të cilat më parë nuk dëshironin të fillojnë një planifikim të tillë, tani u dakorduan ta bëjnë atë.

Secili vend që e vizitoi - Turqia, Jordania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Greqia, ku ndodhej, gjithashtu, premtuan se do të marrin pjesë në planifikim, por kontributi i saktë fillimisht duhet të vendoset.

Blinken në Kajro sot deklaroi se gjatë vizitave të kaluara nuk ka pasur gatishmëri për t'u biseduar për "çështjet për ditën më pas" lidhur me stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në baza rajonale, por se tani partnerët amerikanë janë "shumë të fokusuar" dhe dëshirojnë të merren edhe me ato çështje.

"Ata janë qartë të përgatitur për të ndërmarrë hapa për t'i prëfunduar gjërat, t'i ndërmarrin obligimet e domosdoshme për të ardhmen e Gazës dhe paqen afatgjate dhe sigurinë në rajon", deklaroi sekretari amerikan i Shtetit.

Mbështetja arabe, megjithatë, nuk varet vetëm nga prëfundimi i konfliktit, por edhe nga hapja e rrugës për krijim të shtetit të pavarur palestinez, ndaj çka kundërshton kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Përfaqësues amerikanë, nën kushtin e anonimitetit, deklaruan se bisedimet e Blinkenit të martën në Izrael ishin më të vështirat në këtë vizitën e tij të fundit në rajon.

Izraeli, megjithatë, u dakordua ta lejojë ekipin e inspektorëve të KB-së për ta vizituar pjesën veriore të Gazës në mënyrë që të konstatohet nëse atje është e sigurt të kthehen banorët të cilët ikën nga ofenziva izraelite.

Krahas kësaj, plan kyç është reforma e Administratës palestineze, që ishte temë kryesore e takimit të mbretit jordanez Abdullahu i Dytë, presidentit të Egjiptit dhe presidentit palestinez, Mahmud Abaz, të mërkurën në Akaba në Detin e Kuq.

Blinken deklaroi se Administrata palestineze premtoi se do të zbatojë reforma dhe se ndryshimet do të përfshijnë qqeveri të re teknokrate, shkatërirm të korrupsionit, reforma gjyqësore dhe lehtësim të kufizimeve mediale.

Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi se prëforcimi i sigurisë së Izraelit dhe krijimi i shtetit palestinez janë mënyra më e mirë për t'u parandlauar suëmet e aleatëve rajonal të Iranit, siç janë Hamasi, Hezbollahu libanez, Huthët jemenas dhe milicitë e ndryshme të cilët i sulmojnë interesat amerikane dhe të huaja në Irak dhe Siri.

"Mënyra tjetër është të vazhdohet me terrorizmin, mohimin dhe shkatërrimin e hamasit, huthëve, Hezbollahutl, të gjithë të mbështetur nga Irani", tha Blinken. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR