Blinken drejtuar Zelenskit: Një Ukrainë e lirë, e përparuar është rezistenca më e fortë ndaj Putinit
- Një Ukrainë e lirë, e përparuar është rezistenca më e fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Entoni Blinken në takimin me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:21, 14 maj, 2024

Kiev, 14 maj 2024 (MIA) - Një Ukrainë e lirë, e përparuar është rezistenca më e fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Entoni Blinken në takimin me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Blinken, i cili paraprakisht sot ishte në vizitë të paparalajmëruar në Kiev dhe u takua me Zelenskin në shtabin presidencial Bankova në Kiev, në rrjetin social Iks ka shkruar se përsëri ka ardh për të treguar "mbështetje të palëkundur për Ukrainën duke mbrojtur lirinë e saj nga agresioni rus".
Zelenski i ka thënë diplomatit amerikan se kjo është një periudhë e vështirë për ushtarët ukrainas, veçanërisht në lindje të vendit, dhe falënderoi Blinkenin për pakon e rëndësishme të ndihmës ushtarake që Kongresi e miratoi muajin e kaluar", shkruan Bi-Bi-Si.
Ai shtoi se ishte thelbësore që armët të dorëzoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur. Ai foli edhe për nevojat e pazgjidhura të Ukrainës, duke vlerësuar se mbrojtja ajrore është “deficiti më i madh”, që tani është rast në Harkov.
Blinken tha se e admiron qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të Ukrainës, si dhe udhëheqjen e fortë të Zelenskit. Ai pranoi se kjo një "periudhë sfiduese" por se ndihma amerikane është "në rrugë", gjë që sipas tij do të bënte një "ndryshim kyç" në fushën e betejës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s