• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bler dhe Rama në Kosovë me rastin e 25- vjetorit të përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Bler dhe Rama në Kosovë me rastin e 25- vjetorit të përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Prishtinë, 10 qershor 2024 (MIA) - Ish kryeministri britanik Toni Bler dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të arrijnë sot në Kosovë, me rastin e përkujtimit të 25 vjetorit të përfundimit të konfliktit Kosovë-Serbi, gjegjësisht ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë dhe ish Jugosllavisë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Bler dhe Rama pasdite veçmas do të priten nga presidentja e Kosovës, ndërsa më vonë në orën 10, ish kryeministri britanik do të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës në seancën solemne me rastin e Ditës së çlirimit.

Ish kryeministri britanik i cili  ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi avancimin e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, në Kosovë e konsiderojnë mikun e shqiptarëve. Pas fjalimit në Kuvend, Bler do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa më vonë edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pastaj do të nderohet me çmimin "Çelësi i qytetit" dhe do të fitojë çmimin qytetar nderi i kryeqytetit të Kosovës.

"Çelësi i qytetit" pasdite do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës.

Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, themelues dhe udhëheqës i së cilës ishte presidenti i parë i Kosovës së pavarur, Rugova. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR