• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bjellorusia iu bashkua stërvitjeve bërthamore ruse

Bjellorusia iu bashkua stërvitjeve bërthamore ruse

Minsk, 10 qershor 2024 (MIA) - Bjellorusia sot publikoi se ushtria e saj merr pjesë në fazën e dytë të stërvitjeve për sistemim të armëve bërthamore taktike ruse të dorëzuara nga presidenti rus Vlladimir Putin.

Faza e parë e stërvitjeve u mbajt në Rusinë jugore muajin e kaluar, në atë që analistët bërthamor e përshkruan si shenjë paralajmëruese e Putinit për ta kthyer Perëndimin në mënyrë më aktive në hyjë në luftën në Ukrainë.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes, gjenerali Viktor Hrenin tha se stërvitjet janë një masë proaktive për "ta rritur gatishmërinë tonë të shfrytëzojmë armë të a.q. hakmarrëse".

"Tani, më shumë se kurrë, jemi të vendosur të përgjigjemi në çfarëdo lloj kërcënime për vendin tonë dhe lidhjen e Rusisë dhe Bjellorusisë", tha ai.

Ai nuk tregoi se ku mbahen stërvitjet dhe ç'farë lloji të armëve përdorin. Bjellorusia ndan kufij me tre vende anëtare të NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

"Ne nuk kemi për qëllim të krijojmë kurrfarë tensione në çështjet për siguri rajonale. Ne nuk projektojmë kërcënime të dukshme ushtarake për vendet e treta ose ndonjë tjetër", shtoi Hrenin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR