• e martë, 24 dhjetor 2024

Bislimovski: Sekretariati i BE duhte të japë dritë të gjelbër për ndihmën shtetërore për projekte energjetike tek ne

Bislimovski: Sekretariati i BE duhte të japë dritë të gjelbër për ndihmën shtetërore për projekte energjetike tek ne

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë krizës energjetike na ka shpëtuar TEC Negotina dhe blloqet në KME Manastir që janë të vjetra 40 vjet dhe energji ka dhënë TE-TO me drejtim nga Qeveria për çmime më të ulëta. Neve na nevojiten investime të reja që ta sigurojmë pavarisnë energjetike, ndërsa me projektet strategjike në afat të shkurtër do të realizohen në mënyrë efikase projektet e domosdoshme energjetike. Filtrin më të rëndësishëm në lidhje me ndihmën shtetërore për realizimin e tyre konform legjislacionit vendor dhe evropian do ta bëjë Sekretariati i bashkësisë energjetike (BE), porosit kryetari i Komisionit rregiullator për energjetikë (KR) Marko Bislimoski.

"Cili do qoftë vend evropian kur jep ndihmë shtetërore këtë e aprovon Komisioni Evropian, por ne meqë nuk jemi anëtare e BE-së jemi nënshkrues të Marrëveshjes për themelimin e Sekretariatit të BE-së që është trup i Bashkmit Evropian kompetent për energjetikën. Pikërisht nga atje do të prononcohen për ndihmën shtetërore në pjesën e investimeve për energjetikë tek ne. Duhet të jemi të relaksuar sepse institucion ndërkombëtar do të deklarohet dhe ky mendim do të jetë i domosdoshëm për ne me çka do të largohen të gjitha dilemat", theksoi Bislimoski në intervistën për TV Sitel.

Në Kuvend, shtoi ai, kemi katër marrëveshje për investime strategjike energjetike në gjithsej 850 megavat për energji elektrike dhe 100 megavat për energji termike.

"Me atë, së bashku me investimet e mëparshme të sektorit privat prej 600 megavat nga burimet e ripërtëritshme, Maqedonia do ta dyfishojë prodhimin e saj për më pak se një dekadë, që është një fuqizim praktik i pavarësisë energjetike", vlerësoi Bislimoski.

Për sa i përket çmimit për energjinë termike që duhet të ofrojë një nga investitorët potencialë strategjikë të energjisë nëse realizohet ndërtimi i termocentralit me gaz kogjenerues, ai sqaroi se në një nga anekset e kontratave thuhet qartë se çmimi për energjinë termike do të llogaritet sipas metodologjisë së KME.

"Çmimi i termocentraleve në Shkup është 5,2 denarë, kurse këto termocentrale janë 2,5 denarë. Kjo do të reflektohet në fatura më të ulëta", theksoi Bislimoski. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR