• e mërkurë, 26 qershor 2024

Bislimoski: Gjatë javës së ardhshme do të ketë informata më konkrete për çmimin e rrymës pas 1 korrikut

Bislimoski: Gjatë javës së ardhshme do të ketë informata më konkrete për çmimin e rrymës pas 1 korrikut

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Informata më konkrete për çmimin e ri të energjisë elektrike që duhet të jetë i vlefshëm nga 1 korriku i këtij viti do të kemi gjatë javës së ardhshme pas përfundimit të tenderit të EVN houm për blerjen e energjisë elektrike. Deri më tani kemi pasur periudha shumë më të vështira dhe asnjëherë nuk kemi lejuar ndryshim serioz të çmimit të energjisë elektrike dhe gjithmonë jemi kujdesur që të ruajmë standardin e qytetarëve dhe tani do të udhëhiqemi ekskluzivisht nga nevojat e tyre, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimoski.

Ai theksoi se informacione më specifike për çmimin do të ketë në javën e ardhshme pasi KRRE t'i ketë në dispozicion të gjithë parametrat e nevojshëm. Çmimi, theksoi ai, do të ndikohet edhe nga marzhi i fitimit, i cili nga 1 korriku do të jetë 9,9 në vend të 1,5 për qind të mëparshme. Një çmim i ri i energjisë elektrike, siç tha ai, po futet tani, jo në dhjetor, sepse licenca e furnizuesit të vjetër universal skadon më 30 qershor. Gjatë vitit të ardhshëm, shtoi ai, nuk duhet të vendosim për çmimin në qershor, por vetëm në dhjetor, i cili do të jetë i vlefshëm për të gjithë vitin 2026.

"Krre nuk ka lejuar asnjëherë goditje çmimesh deri më tani, andaj edhe tani do të përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion që të mos ketë goditje çmimi. Duhet të presim derisa të përfundojë tenderi për prokurimin e energjisë elektrike më 21 qershor dhe EVN houm t'i dorëzojë llogaritjet e çmimit të energjisë elektrike në KRRE për të parë se cili do të jetë çmimi. Po bëjmë përpjekje dhe analiza që të jemi vendi i parë në EVropë që do të ketë tre orë tarifa të lira gjatë ditës. Nuk do ta futim nga 1 korriku, por diku në nëntor, dhjetor apo janar të vitit të ardhshëm. Kjo do të varet nga analizat", tha Bislimoski.

Qeveria, siç tha, tashmë ka marrë një vendim me të cilin çmimi i energjisë elektrike që EMV do t'ia ofrojë furnizuesit universal pas 1 korrikut është 60 euro për megavat orë. Gjithashtu, EMV nuk do të ofrojë 100 për qind të nevojave të konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive që janë në tregun e rregulluar, por vetëm 85 për qind.

"Ky çmim prej 60 euro për megavat orë është në një farë mënyre surprizë edhe për mua, sepse në kushte krize kanë ofruar çmim më të ulët, por mund ta menaxhojmë në një farë mënyre. Unë jam i shqetësuar për 15 për qind që EVN hozn duhet të blejë në tregun e lirë. Në fjuçerset që shohim gjatë ditës, çmimi varion nga 90 deri në 100 euro dhe është më i lartë se sa jepet nga EMV. Si më parë, edhe tani do t'i përdorim të gjitha mekanizmat për të mos shkaktuar goditje të çmimeve për qytetarët", tha Bislimoski.

Deri në vitin 2019, kur KKRE përcaktoi çmimin me të cilin EMV e ofronte në tregun e rregulluar, shtoi ai, asnjëherë nuk ka qenë më i lartë se 45 euro për megavat orë dhe me atë çmim janë siguruar të hyra prej 15 milionë eurosh.

Ai tha se çmimi i bukës nuk ka lidhje me çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar dhe shtoi se prodhuesit më të mëdhenj të bukës në vend nevojat e tyre për energji elektrike i sigurojnë në tregun e lirë. Kjo, siç tha, është rreth 95 për qind e kompanive që prodhojnë bukë.

Theksoi se në periudhën e kaluar ka pasur ditë kur çmimi në tregun e lirë të energjisë elektrike ka pasur vlerë negative ose afër 0 dhe se çmimet mesatare janë nga 50 deri në 80 për qind më të ulëta se në vitet e kaluara. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR