• e martë, 24 dhjetor 2024

Bislimoski: Do të ketë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore kur do të marrim bindje të fuqishme për montimin e gazpërçuesit të ri të "Belasicë"

Bislimoski: Do të ketë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore kur do të marrim bindje të fuqishme për montimin e gazpërçuesit të ri të

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Vendimi për çmimin e ngrohjes qendrore do ta marrim kur zyrtarisht do të marrim binje të fuqishme se do të montohet gazpërçuesi i ri i urës "Belasica dhe se do të fillojë të realizohet ai projekt, ndërsa pas informaiconeve që i kam nuk ka kurrfarë problemi mes EMV dhe Qytetit të Shkupit. Me këtë vendim nuk do të lejojmë të të ketë çfarëdo qoftë goditje të çmimeve për konsumatorët e energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit, theksoi sot nënkryetari i Komisioni rregullator të energjetikës (KRE), Marko Bislimoski.

"Shkupi do të ketë ngrohje, kjo nuk ka qenë asnjëherë në diskutim. Ajo që KRE-ja këmbëngul është që ajo të jetë me çmim shumë më të ulët dhe KRE-ja nuk do të heq dorë nga kjo. Shkupi dhe me infrastrukturën ekzistuese që ka me dy termocentralet mund të furnizohet me energji termike pa asnjë tubacion dhe nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me energji termike. E gjithë kjo për të cilën po reagojmë është që të na vijë sa më shumë energji termike nga TE-TO për të ulur shpenzimet e gjithë sistemit," tha Bislimoski në përgjigje të një pyetjeje para fillimit të Forumit ekonomik. Nga kriza te zgjidhjet: A jemi bërë sot një ekonomi më elastike?” organizuar nga Fajnens Think.

Theksoi se TE-TO jep energji të ngrohjes, e cila është me çmim më të ulët për 2,5 - 3 herë sesa çmimi i ngrohtoreve në Qytetin e Shkupit.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR