• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimi: Serbia vazhdon ta pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Bislimi: Serbia vazhdon ta pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Prishtinë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, njëherit kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se Serbia vazhdon të refuzojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimin e saj, një vit nga dakordimi, me çka e pengon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ai në Facebook, me rastin e përvjetorit të marrëveshjes së fundit, Bislimi thotë  se nëpërmjet akteve të dhunshme Serbia po e pengon "fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke".

"Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor. Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke", ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës ka bërë thirrje që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen “sa më parë”, pasi sipas tij, rajonit i nevojitet zhvillim e prosperitet, harmoni dhe raporte të mira fqinjësore mes vendeve.

"Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor", ka shtuar ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR