• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bisedë telefonike Radev - Siljanovska Davkova

Bisedë telefonike Radev - Siljanovska Davkova

 Shkup, 1 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Siç njoftojnë nga Kabineti i Radevit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

 "Ky dialog është i një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe  dhe për zgjidhjen e sfidave rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me sigurimin, luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me migracionin ilegal", thuhet në informacionin nga Kabineti i Presidentit bullgar Radev.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR