• e hënë, 23 dhjetor 2024

Binjakët e lindur 30 vite pasi që ishin ngrirë si embrione, po rriten normalisht

Binjakët e lindur 30 vite pasi që ishin ngrirë si embrione, po rriten normalisht

Los Angjelos, 30 mars 2023 (MIA) - Binjakët Timoti dhe Lidia Rixhuej, të lindur 30 vite pasi që ishin ngrirë si embrione në prill të vitit 1992, po rriten dhe po zhvillohen si foshnja tërësisht normale.

Ata e mbajnë rekordin për embrionet më gjatë të ngrira për të cilat dihet se kanë lindur dhe po rriten shëndoshë pas fekondimit artificial, edhe pse ishin mbajtur të deponuar në azot të lëngshëm së bashku me mijëra embrione të tjera. Embrionet e ruajtura janë ngrirë para 31 viteve në Qendrën nacionale për dhurim të embrioneve në SHBA, ndërsa nëna e tyre Rejçel Rixhuej, e cila përndryshe ka gjashtë fëmijë, kësaj radhe (edhe pse vetëm teknikisht) është vetëm tre vite më e moshuar se foshnjat e sapolindura.

"Është e pabesueshme madje edhe po të mendohet për të. Pothuajse të gjithë me të cilët bisedojmë për këtë, kanë problem ta kuptojnë procesin... Kam pasur vetëm pesë vjet kur Zoti u ka dhënë jetë këtyre embrioneve!", tha Filip, përndryshe një i krishterë i devotshëm.

Prindërit kanë ndër mend t'ua tregojnë binjakëve kur të rritetn rrëfimin për ruajtjen e tyre.

"Do të kujdesemi që adoptimi i tyre të jetë pjesë e rrëfimit të tyre të jetës. Dëshirojmë që kjo të jetë pjesë normale e jetës së tyre", theksoi Rejçel.

Ajo tha se ata do të dinë se janë adoptuar dhe se kjo i bën ata të veçantë, për historinë njerëzore në përgjithësi. ab/

Foto: JuTjub

QËNDRONI TË LIDHUR