Biletat për ndeshjen me Anglinë në Shkup në shitje nga e hëna
- - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi sonte se biletat për ndeshjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për EURO2024 do të jenë në shitje nga e hëna, një javë para ndeshjes e cila do të luhet në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 19:00, 8 nëntor, 2023

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi sonte se biletat për ndeshjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për EURO2024 do të jenë në shitje nga e hëna, një javë para ndeshjes e cila do të luhet në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.
Çmimi i biletës për ndeshjen do të jetë prej 400 dhe 600 denarë.
Shitja e biletave do të organizohet vetëm përmes rrjetit të shitjes të MKTickets me prani fizike të blerësve.
E detyrueshme do të jetë bileta për ndeshjen edhe për fëmijë, pa marrë parasysh moshën e tyre. fc/
Fotografia: FFM