• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bilall Kasami: Programi jonë do të jetë pjesë e programit të qeverisë së ardhshme dhe në të bëjnë pjesë ndryshimet kushtetuese

Bilall Kasami: Programi jonë do të jetë pjesë e programit të qeverisë së ardhshme dhe në të bëjnë pjesë ndryshimet kushtetuese

Gostivar, 29 prill 2024 (MIA) - Kemi program i cili do të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar dhe në të bëjnë pjesë ndryshimet kushtetuese, tha bartësi i listës së kandidatit nga koaliciaoni VLEN për Njësinë Zgjedhore 6 dhe lider i partisë politike, Bilall Kasami në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për komentimin e deklaratës së Hristijan Mickoskit se deri tani nuk kanë marrë kushte për koalicionim të përbashkët në qeverinë e ardhshme. Ai theksoi se kusht themelor është zbatimi i ndryshimeve kushtetuese.

"Ne tani nuk e kuptojmë se çka do të thotë kjo. Nëse disa të tjerë, në këtë rast BDI-ja dërgojnë emisarë deri te ai për të hyrë në qeverinë e ardhshme pa kushte siç kanë hyrë në të gjitha qeveritë deri tani, për neve kjo është e paimagjinueshme. Në pjesën e atij programi ka edhe ndryshime kushtetuese, integrimi në BE dhe gjithçka që lidhet me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe avancimin e shtetit në procesin e integrimit evropian", tha Kasami. 

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët foli edhe për presionet që janë bërë ndaj qytetarëve në raundin e parë të votimit për president dhe atyre që i kanë bërë, sepse siç theksoi ai do të kërkohet përgjegjësia e tyre.

"Ka një presion të madh nga përfaqësues të institucioneve publike, veçanërisht nga policia. Në fshatin Çegran tashmë edhe të xhiruar. Ka edhe persona në Bashkësinë fetare Islame në Gostivar  të cilët janë organizuar si shtab i cili punon për BDI-në, që është e tepërt", tha Taravari. 

Ai theksoi se ata përfaqësues në institucionet publike të jenë të kujdesshëm, sepse siç tha, pas 8 majit duhet të përgjigjen. 

Kasami së bashku me kryetarin e komunës dhe kandidatin për president në raundin e parë, Arben Taravari, iu bashkuan një manifestimi të organizuar nga të rinjtë e partisë në sheshin e Gostivarit. Në bisedat me të rinjtë, Taravari dhe Kasami u kanë përcjellë atyre një pjesë të programeve të partisë në të cilat, siç thanë ata, u është kushtuar një hapësirë ​​e konsiderueshme dhe që synojnë mbajtjen e tyre në vend.

Sipas Taravarit, kryetarët e komunave dhe deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhetë të jenë të hapur ndaj të rinjëve për të folur më shpesh me ta. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR