Bijonsi në fund të turneut të saj sërish u bashkua me "Destinis çajld"
- Këngëtarja amerikane e muzikës pop Bijonsi Nouls-Karter, e përfundoi turneun e saj "Kauboj Karter" me një koncert spektakolar në Las Vegas. Për performancën e saj të fundit të shtunën në mbrëmje, ajo u ribashkua me vajzat e ish-grupit të saj ar-en-bi "Destinis çajld".
- Post By Sara Ademi
- 10:33, 29 korrik, 2025
Las Vegas, 29 korrik 2025 (MIA) - Këngëtarja amerikane e muzikës pop Bijonsi Nouls-Karter, e përfundoi turneun e saj "Kauboj Karter" me një koncert spektakolar në Las Vegas. Për performancën e saj të fundit të shtunën në mbrëmje, ajo u ribashkua me vajzat e ish-grupit të saj ar-en-bi "Destinis çajld".
@moboofficial A moment for the history books 🙌🏾 Destiny’s Child reunited on the final night of Beyoncé’s record-breaking Cowboy Carter Tour. An unforgettable close to a legendary era. #DestinysChild #CowboyCarterTour #Beyonce ♬ original sound - MOBO
Njëherit, gjatë performancës në stadiumin "Allexhiant", Mishel Uilliams dhe Kelli Rouland iu bashkuan Bijonsit në skenë dhe performuan disa nga hitet e tyre më të mëdha së bashku. Në videot e shpërndara në internet, treshja, e veshur me veshje të arta, ngjitet në skenë dhe e fillon performancën e saj me këngën "Lose my Breath".
@paolatravell Bootylicious in front of my eyes 😭😭😭?? The happiest night of my existence ‼️😭😭😭😭 #cowboycarter #destinychild #beyonce #fyp #kellyrowland ♬ Originalton - Paolatravell
Pasoi kënga "Energy" nga albumi i parafundit i Bijonsit, "Renaissance", përpara se të përfundonin ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001, "Bootylicious". Ky ishte ribashkimi i parë i "Destinis çajld" në skenë që nga performanca e Bijonsit në "Festivalin Koaçella" në vitin 2018. sa/
Foto: Tik-tok", skrinshot