• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bexheti: Qëndrimi ynë për procesin eurointegrues është i njohur

Bexheti: Qëndrimi ynë për procesin eurointegrues është i njohur

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Qëndrimi ynë për procesin eurointegrues është i njohur dhe thellësisht jemi të përkushtuar të kthehemi në rrugën e vërtetë. Të gjithë duhet të punojmë dhe ta japim kontributin tonë që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, në të kundërtën nuk kemi perspektivë, theksoi në konferencën për shtyp Blerim Bexheti nga Fronti Evropian, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me propozimin e liderit të LSDM-së Venko Filipçe të thirret një seancë e mbyllur për hapat e ardhshëm të procesit eurointegrues.

Bexheti theksoi se ndarja e Republikës së Shqipërisë në rrugën e inkuadrimit drejt BE-së është një argument se nuk po shkojmë në rrugën e vërtetë.

"Thellë jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për t'u kthyer në rrugën e vërtetë. E presim 15 tetorin kur të publikohet raporti, dhe nëse janë të vërteta informacionet për ndarjen e Republikës së Shqipërisë, atëherë ky është edhe një argument i mjaftueshëm se rruga jonë drejt BE-së është e gabuar nga ana e qeverisë jolegjitime. Të gjithë duhet të punojmë, të japim kontribut të kthehemi në rrugën integruese të shtetit, të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, në të kundërtën nuk ka perspektivë pas këtyre ofertave, ndërsa do të ketë edhe pasoja ekonomike", shtoi Bexheti.

Dje lideri i LSDM-së Venko Filipçe i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski të thërrasë seancë të mbyllur për hapat e ardhshëm të procesit eurointegrues. Nëse nuk e bën këtë, siç tha, LSDM si grup i deputetëve në Kuvend do të inicojë seancë të mbyllur në të cilën VMRO-DPMNE dhe gjithë shumica qeveritare, duhet të sqarojnë nëse ka ndonjë plan dhe cili është ai për vazhdimin e procesit eurointegrues.

Mickoski sot njoftoi se do ta analizojë propozimin e Filipçes dhe se do të japë qëndrim konkret lidhur me këtë propozim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR