• e diel, 22 dhjetor 2024

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Besimtarët myslimanë sot e festojnë Kurban Bajramin, festën e dytë më të madhe të fesë islame pas Fitër Bajramit.

Në ditën e parë të festës bëhet falja e namazit të Bajramit, me çka besimtarët kërkojnë mëshirë nga Allahu. 

Karakteristikë e kësaj feste është therrja e kurbanit, e cila ka simbolikën e afrimit ndaj Zotit, ku zakonisht flijohen deshë ose viça.

Zakonin e kryejnë kushdo që ka mundësi, dhe ata që therrin kurban, pastaj ua shpërndajnë mishin të varfërve, fqinjëve dhe të afërmve. Kurban Bajrami zgjat tri ditë. Kjo festë kurorëzon Haxhin, i cili konsiderohet si shtylla e pestë i Islamit.

Dita e parë e Kurban Bajramit, 16 qershori është ditë jopune për qytetarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema, Shaqir Fetahi dje me rastin e festës së Kurban Bajramit dha mesazhin e tij, duke theksuar se Festa së madhe të Kurban Bajramit, në vete ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën drejt rrugëtimit të drejtë të njerëzimit: Në këto ditë përfundoi shpallja e Kura'anit Famëlartë, me të cilin njëherë e përgjithmonë u dhanë konceptet hyjnore mbi Zotin, njeriun dhe shoqërinë; në këto ditë kryhet kushti i pestë Haxhi në Mekken fisnike, në Qa'be, Arafat, Mine, Muzdelife dhe shumë obligime tjera; pjestarët e Islamit në të gjithë botën kryejnë obligimin e therrjes së kurbanëve duke u inspiruar nga Ibrahimi a.s. dhe Muhamedi a.s.
Të gjitha këto porosi hyjnore nga i Madhi Zot i japin vlerë të lartë festës së madhe të Kurban Bajramit.

Andaj, theksoi Fetahi kjo festë paraqet lidhshmëri me Zotin e Plotfuqishëm, përkushtim ndaj porosive të tij, edukim i shpirtit për sakrificë në vepra të mira, vetëdije për njeriun si vepër më madhore e Zotit, inspirim dhe gatishmëri për ngritjen e jetës, vlerave, humanitetit, barazisë, paqës, tolarancës në mes njerëzve.

Kjo festë e madhe e Kurban Bajramit i flet njeriut bashkëkohorë që krahas zhvillimit në sfera të ndryshme, t'i kthehet shpirtit, moralit, familjes së shëndoshë, shoqërisë fisnike që do të kontribuojë në afrimin në mes kombeve, në ndihmën në mes njerëzve, në ndaljen e vrasjeve, mbytjeve, luftrave, masakrave, gjenocideve, dhe evitimin e anomalive të rrezikshme që rrënojnë moralin njerëzor.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshmërunë e nivelit të lartë. Ajo na mëson të duam dhe t’i shërbejmë njëri tjeteit, të duam vetveten, familjen dhe njeriun e në veçanti të duam vendin ku jemi lindur duke mos e shkretuar atë duke migruar në vende të ndryshme të botës.

Mesazhi i Kurban Bajramit na mëson që ne t'i qasemi jetës në vendin e nënave ku na kanë lindur, sepse ky vend  ndjen dhimbje kur ia kthen shpinën, ç’do kush në vendin ku jeton dhe vepron ka obligim të ngritjes së punës së tij, zhvillimit të vendit të tij, për të ngritur një shoqëri ku femijët tanë do të jetojnë të lumtur.

Mu për këtë, festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet e saja ritualistike tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pa sakrufica madhore dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin më të madh japim gjithçka nga vetja, sinqeritetin, angazhimin, dijen, për një të ardhme më të mirë.

Le të jetë kjo festë inspirim i gëzimit tonë, afërsisë me njëri tjetrin, evitim i ngatërresave në mes veti, shtrirja e dorës së pajtimjt çdo njërit. Bëhu shërbyes i të varfërit, skamnorit, invalidit, të pa aftit, tregoju çdokujt se paqeja është mbi gjjthçka, përhapni në mes njerëzve dashurinë, respektin, kultivoni të mirën, mëshirën, buzëqeshjen dhe ndihmën në mes veti, sepse i Madhi Zot në Kur'anin Famëlartë na drejtohet duke na thënë:

“Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.” (Sureja el-Maide, Ajeti: 2)

Në fund, shtoi Fetahi kam nderë të veçantë që në emër të BFI-së të RMV- së, të gjith besimtarëve në vend dhe jasht vendit t'ju shprehi urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, duke ju lutur Allahut Fuqiplotë që t'i pranojë lutjet tona, bamirësitë tioa, kurbanët tanë, haxhin e të gjithë haxhilerëve që po kryejnë Haxhin në vendet e shenjta, të gjitha ibadet tona të cilat i bëjmë në këtë festë të madhe.

Urime dhe me hajr na qoftë festa e Kurban Bajramit, theksohet në mesazhin e Reisul Ulema, Shaqir Fetahi me rastin e festës së Kurban Bajramit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR