• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi: Nuk ka ndryshime në produktet bazë nga shporta konsumatore, nëse ka reagime të justifikuara do të reagojmë

Besimi: Nuk ka ndryshime në produktet bazë nga shporta konsumatore, nëse ka reagime të justifikuara do të reagojmë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Një qasje shumë e kujdeshme është bërë në lidhje me standardin gjatë përgatitjes së Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve të cilat nënshtrohen në normën preferenciale të TVSH-së, e cila sot hyri në fuqi. Nuk ka kurrfarë ndryshime  në lidhje me standardin minimal dhe nuk i përfshin produktet ushqimore bazë nga shporta konsumatore, vlerësoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Në brifing me mediat ai theksoi se lista e produkteve të përfshira me Vendimin një kohë të gjatë ishte në debat  dhe në mbikëqyrje te palët e interesuara, deri tani nuk ka pasur reagime, por janë të mundshme lëshime, siç tha, te një numër i vogël artikujsh. Për shkak të lëshimeve teknike eventuale dhe nëse ka probleme gjatë zbatimit praktik duke marrë parasysh dilemat rreth tarifikimit do të intervenohet për të cilën do të diskutohet me Drejtorinë Doganore.

"Qëllimi i vendimit është i qartë, produktet ushqimore bazë do të vazhdojnë të tatimohen me normë prej pesë për qind. Është një synim, pozitë dhe politikë e qartë e Qeverisë. Me këtë vendim mbesin me pesë për qind produktet ushqimore që janë në shportën konsumatore. Sa i përket standardit minimal nuk ka kurrfarë ndryshime", thotë Besimi.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit, sipas Ministrisë së Financave, ka reagime dhe dilema në tarifim sepse deri më tani ka qenë një normë tatimore dhe tarifimi ka qenë më i thjeshtë.  "Tani, p.sh., për ndonjë kaçkavall që është importuar në të njëjtën etiketë tarifore hyn edhe ndonjë nga ato vendase. Këto janë dilema të caktuara që mund të jenë të paqarta, por ne do t'i korrigjojmë, por nuk janë më shumë se dy ose tre etiketa tarifore. Kishte një shembull gjizë dhe mocarela me të njëjtin numër tarifor. Çmimi i mocarelës zero për qind është i lartë dhe jo çdo qytetar mund ta përballojë. Numri i tarifës ishte i njëjtë dhe nuk mund të ndahej sepse nuk kishte nevojë deri më tani. Do të shohim me Doganën nëse ato shifra tarifore mund të ndryshojnë", thonë nga Ministria e Financave dhe theksojnë se nëse do të ketë reagime për diçka që justifikohet, do të reagojnë.

Në lidhje me vendet e tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, sipas MF-së dhe me këtë Vendim, tashmë kemi listën më të gjerë të produkteve me tarifën më të ulët preferenciale. I gjithë vendimi, sqarojnë, i referohet një tarife preferenciale, 2.600 produktet nuk janë me 18 për qind, të gjitha janë nën 18 për qind dhe ato që janë bazë, 1.600, mbeten me pesë për qind, ndërsa rreth 1.000 shkojnë në 10 për qind.

"Krahasuar me shtetet e tjera nga rajoni, ne jemi në shkallën më të ulët themelore të TVSH-së prej 18 për qind, tek të tjerët është 20, 23, 25, 27 ... Dhe në situatë të tillë jemi edhe me shkallën më të ulët të autorizuar për dallim nga disa që kanë vetëm një shkallë të autorizuar, ne kemi dy. Me këtë masë kemi pasur qasje shumë të kujdesshme ndaj mbrojtjes së standardit, posaçërisht për ata me të ardhura më të ulëta dhe për prodhimet ushqimore bazë dhe nuk do të ndikojë tek ata që janë në listën e masës së përkohshme të Qeverisë për çmime të garantuara", thotë ministri Besimi.

Nga MF paraprakisht edhe në kumtesë sqaruan se me Vendimin, mbi 1600 prodhime do të vazhdojnë edhe më tej të tatimohen me shkallën më të ulët tatimore prej pesë për qind. Këtu bëjnë pjesë mishi - mishi i viçit dhe derrit, produktet e mishit në shëllirë, mishi i tymosur dhe i thatë, peshku – trofta, krapi, peshq të tjerë të ujërave të ëmbla, merluci, qumështi, ajka, kosi, jogurti, kefiri, djathi, pjesa më e madhe kaçkavalleve, gjalpi, vezët, mjalti natyror, plëndësi, perimet dhe frutat, hurmat, fiqtë, agrumet (portokaj, limona, mandarina dhe citronë), miell gruri, miell drithi, gruri, elbi, thekëri,orizi, misëri, sojë, kikirikë, vaj lule dielli, vaj ulliri, vaj misri, margarinë, salsiçe dhe produkte të tjera mishi të konservuara, peshk i konservuar – toni, sardina, sardele, cironka, sheqeri, kakao pluhur, pasta brumërash, buka, biskotat, ajvari, kastravecët dhe kungulleshkat e konservuara, lakra turshi, kërpudha të konservuara, speca të ëmbla, marmelata dhe reçele, keçapi dhe salca të tjetra domatesh, supa, uthulla, kripa, arrat, gështenjat.... Lista në fjalë, mes të tjerave, përfshin edhe farërat, plehrat, veglat dhe mekanikën bujqësore, ndërsa lista plotësohet edhe me produktet menstruale, ndërsa qarkullimi i peleteve për ngrohje mbetet me normën tatimore prej 5 për qind.

Lista në fjalë, mes të tjerave, përfshin edhe farërat, plehrat, veglat dhe mekanikën bujqësore, ndërsa lista plotësohet edhe me produktet menstruale, ndërsa qarkullimi i peleteve për ngrohje mbetet me normën tatimore prej 5%. Në këtë listë, ndër tjerash, janë produktet e ndryshme të salmonit, mishit të dhisë, llojet e veçanta të tonit që janë të rralla dhe që zakonisht nuk konsumohen, bajamet, arrat indiane, arrat braziliane, frutat tropikale, disa lloje të erëzave, vaji i palmës, havjari, llojet e veçanta të kaçkavallit, që nuk janë produkte tradicionale dhe janë me origjinë bimore etj. Po ashtu, ndryshimet e kryera në këtë listë për disa produkte bëhen me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendas dhe mbrojtjes së ekonomisë.

Zbatimi i këtyre dy vendimeve nuk ndikon në vendimin e miratuar të  Qeverisë për çmimet e ngrira të produkteve bazë, sepse këto produkte përfshihen në vendimin e  Qeverisë dhe janë pjesë e listës me normë tatimore preferenciale prej 5%, ndërsa te ato nuk ka asnjë ndryshim.

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet me normat më të ulëta të TVSH-së (të rregullta dhe preferenciale) dhe të gjitha produktet ushqimore bazë mbeten të tatimohen me normë preferenciale të TVSH-së, ndërsa pjesa më e madhe e saj, përkatësisht produktet bazë të konsumit, vazhdojnë të tatimohen me normë preferenciale më të ulët, prej 5 për qind. sa/ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR