• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Nga qershori obligacion civil për financimin e projekteve zhvillimore

Besimi: Nga qershori obligacion civil për financimin e projekteve zhvillimore

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Nga qershori i këtij viti, shteti do të prezantojë obligacionin civil, instrument i ri për financimin e projekteve zhvillimore dhe tregut të kapitalit, njoftoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Obligacioni civil do të jetë me afat maturimi dy vjeçar, ndërsa shuma minimale e saj do të jetë 10.000 denarë. Qytetarët do të mund të tregtojnë me të në bursën e Maqedonisë edhe para afatit nëse u duhen para. Nëpërmjet këtij instrumenti shteti planifikon të arkëtojë 50 milionë euro në buxhetin e vitit 2023.

Siç paralajmëroi Besimi në takimin e sotëm me gazetarët, norma e interesit për obligacionin ende nuk është përcaktuar, por do të jetë më e lartë se për depozitat në banka dhe më e ulët se interesi nëse shteti merr hua jashtë vendit. Ky instrument, siç tha ai, do të jetë i pranishëm në treg çdo vit.

Kjo do të jetë një vin-vin situatë për të gjithë. Qëllimi i emetimit të obligacionit civil nuk është likuiditeti i buxhetit. Emetimi i kësaj obligacioni, së bashku me obligacionet e zhvillimit, të gjelbër dhe të projektit, parashikohet nga Plani i rritjes së përshpejtuar, ndërsa obligacioni civil është parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2023, pra emetimi i tij është pjesë e huamarrjes së pritshme në këtë vit në tregun e brendshëm dhe ai nuk do të rrisë deficitin dhe borxhin publik", tha Besimi.

Ai shtoi se përgatitjet për emetimin e obligacionit civil po vazhdojnë prej dy vitesh dhe se tashmë janë plotësuar parakushtet e favorshme për emetimin e saj, ndërsa përfitime do të kenë edhe shteti, edhe qytetarët edhe ekonomia.

"Qytetarët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre dhe të mbrojnë vlerën e tyre. Në këtë mënyrë, shteti do të sigurojë financime me norma më të ulëta se ato që disponohen në tregjet ndërkombëtare dhe mjetet do të përdoren për projekte zhvillimore, të cilat do të kenë ndikim pozitiv edhe në ekonomi", thekson Besimi.

Ideja, shtoi ai, është që qytetarët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e investimit, sepse, siç tha, paratë që nuk investohen në kushte inflacioni e humbasin vlerën e tyre. Ai nuk pret që obligacioni civil të ndikojë negativisht në depozitat e mbajtura në banka, pasi siç tha, qytetarët do të përfitojnë më shumë nëse paratë që mbajnë në shtëpi do ta investojnë në obligacione shtetërore, ndërsa depozitat t'i lënë në banka.

"Me obligacionin civil ne ofrojmë një instrument financiar shtesë, i cili është pjesë e Strategjisë për zhvillim të tregut të kapitalit. Përveç obligacioneve civile, janë planifikuar edhe obligacione zhvillimi, të gjelbër dhe projekti. Të gjitha kanë për qëllim sigurimin e investimeve për projekte zhvillimore dhe ritme më të larta të rritjes ekonomike", theksoi Besimi. ls/

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR