• e martë, 24 dhjetor 2024

Besimi në mënyrë simbolike bleu një fletobligacion të qytetarëve, u bëri thirrje qytetarëve që të përfshihen në këtë proces

Besimi në mënyrë simbolike bleu një fletobligacion të qytetarëve, u bëri thirrje qytetarëve që të përfshihen në këtë proces

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) -  Ministri i Financave Fatmir Besimi është përfshirë në procesin e emetimit të obligacionit të qytetarëve me blerjen simbolike të një “fletobligacion të qytetarëve”. Këtë e bëri të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, duke thënë se me këtë investim po kontribuojmë në zhvillimin e vendit në projekte zhvillimore që financohen nga buxheti, ndërsa janë në interes të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

"Parashtrova kërkesë në bankë për të blerë letra me vlerë - “Fletobligacion i qytetarëve”, banka do të më njoftojë për rezultatin e ankandit që do të mbahet me 13 korrik 2023, ndërsa pronësia e fletobligacionit të qytetarëve do të regjistrohet në Depozitarin e letrave me vlerë me 20 korrik 2023", ka shkruar ministri në Fesjbuk.  
 

Besimi, siç bëri të ditur Ministria e Financave, theksoi se ky nvestim prej 10,000 denarë pritet të sjellë rendiment dy vite me rradhe nga 500 denarë, me datë 20 korrik në vitin 2024 dhe të njëjtën datë në vitin 2025 kur edhe do të më kthehet vlera e investuar prej 10,000 denarë. 

Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të jenë pjesë e këtij procesi të rendësishëm, i cili, siç thekson,    ju ofron edhe mirëqenie personale me investime të sigurta dhe favorshme.

Ministri Besimi thekson se  për të evituar konflikt eventual interesi për shkak të detyrës publike që kam si ministër i Financave dhe vendimmarrjes në emitimin e letrave me vlerë për financim të buxhetit, nuk do të marrë pjesë me investime tjera në fletoblagacione të qytetarëve derisa ushtron këtë detyrë publike. ar/
 

Foto: Arkivi i MIA-s dhe Fesjbuku i ministrit Besimi

 

QËNDRONI TË LIDHUR