• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi: Në bazë ditore kemi koordinim të plotë të politikës fiskale me atë monetare

Besimi: Në bazë ditore kemi koordinim të plotë të politikës fiskale me atë monetare

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) – Si politikë fiskale në bazë ditore jemi në koordinim të plotë me politikën monetare dhe kjo mund të shqyrtohet me faktin që nga kriza kovidiane e deri më tani në projeksionet pesëvjeçare kemi vazhdimisht konsolidim të politikës fiskale, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

"Konsolidimi i politikës fiskale do të thotë ulje e deficitit dhe ulje e borxhit publik, ndërsa edhe mbështetje e rritjes me reformat që i bëjmë. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se lihet hapësirë më e madhe që politika monetare të mos shkojë shumë ashpër lidhur me normat e interesit", tha Besimi në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për grant nga BE-ja për pikën e pastrimit në Shkup.

Potencoi se në qoftë se deficiti nuk do të zvogëlohej në dy-tre vitet e fundit prej 8,2 në vitin 2020 deri në 4,6 për qind të projektuara për këtë vit, ndërsa në pesë vitet e ardhshme të jetë në nivel prej tre për qind, kjo do të thoshte shpenzim më i madh nga Buxheti, detyrim më i madh dhe norma më të larta interesi madje edhe se ato aktuale në vend.

"Banka Popullore tash e një vit e ndjek atë që po ndodhë me normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane dhe një javë pas tyre e publikon normën e ardhshme referente të interesit. Pikërisht norma referente e interesit që është publikuar është rezultat i asaj që e bëri javën e kaluar Banka Qendrore Evropiane", tha Besimi.

Potencoi se tregjet financiare sivjet janë bërë shumë turbulente dhe relativisht të shtrenjta.

Mënyra e financimit të vendit tonë me grante dhe kredi të volitshme nga BEI dhe BERZH, progrmet me FMN-në dhe BB dhe bankat e tjera siç ishte KfV janë vetëm një prej aspekteve që i bëjmë në kontekst të financimit të zhvillimit me financim të volitshëm. Pikërisht kjo në njëfarë mënyre është përgjgije e normave të larta të interesit që i përcakton Banka Popullore e cila këtë e bën me qëllim që t'i stabilizojë pritshmëritë për rritjen e çmimeve që kanë ndikim në dinamikën e rritjes", potencoi Besimi.

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR