• e premte, 22 nëntor 2024

Besimi: Kemi një trend të qartë të konsolidimit fiskal

Besimi: Kemi një trend të qartë të konsolidimit fiskal
Shkup, 2 nëntor 2022 (MIA) – Kemi pasur një periudhë të gjatë të diskutimeve publike për të gjithë setin e masave, që është pjesë e strategjisë së reformës tatimore të miratuar nga Qeveria në dhjetor. Parimi kryesor në diskutim është që të sigurohet barazi të barrës tatimore në ekonomi, të rritet baza tatimore dhe të rritet efikasiteti i shërbimeve në administratën publike. Një nga opsionet është zgjerimi dhe zvogëlimi i lirimeve tatimore, tha sonte ministri i Financave Fatmir Besimi. Besimi, theksoi se tatimi për normën bazë të TVSH-së prej 18 për qind është më e ulëta në rajon, ku kudo është 20 apo 22 për qind. "Nuk po themi se ajo do të rritet. Por edhe krahas normës bazë keni dy norma preferenciale, themi lista e atyre që kanë marrë me kalimin e kohës trajtim preferencial, e harmonizojmë me atë që është në rajon dhe në BE. Edhe pse kemi 18 për qind TVSH, norma efektive sa mblidhen është 9.3 për qind", shpjegoi Besimi në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Tatimi progresiv mbi të ardhurat personale hyn në fuqi më një janar dhe ministri theksoi se gjatë diskutimeve publike gjithashtu kanë dashur t'i dëgjojnë mendimet dhe propozimet e ekonomisë dhe ekspertëve. "Nuk shkuam me qëndrim se për cilin model shkojmë, më shumë e hapëm si temë që të shohim se cili është reagimi dhe cilat janë pritshmëritë. Tema e dytë është nga aspekti i kontributeve, ndërsa këtë njëjtë e hapëm vetëm si temë dhe ajo që e konstatuam është se ai grup është shumë heterogjen", tha Besimi. Sipas tij, propozimi përfundimtar i qeverisë për këto masa është vetëm çështje javësh. Ministri tha dhe se kemi një trend të qartë të konsolidimit fiskal, që nënkupton sigurim të një kornize makro financiare të qëndrueshme fiskale, që, siç tha, në fakt jep një sinjal të qartë për investitorët se edhe krahas krizës, ne po shkojmë drejt stabilizimit të bilancit të financave publike, ndërsa ky është deficiti buxhetor dhe borxhi publik. Besimi theksoi se dallimi mes shpenzimeve kapitale dhe deficitit është vetëm 100 milionë euro, që do të thotë se Ministria e Financave ka arritur një nivel të lartë të komponentit zhvillimor. "Kjo do të thotë se pa shpenzimet kapitale do të ishin realizuar 100 milionë euro suficit. Por një buxhet i tillë në realitet nuk ekziston", tha Besimi. Sipas tij, ajo që e karakterizon këtë buxhet është se shteti mbetet nominalisht në të njëjtin nivel të deficitit buxhetor, i cili viteve të fundit edhe krahas krizave gradualisht po ulet. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR