• e mërkurë, 24 korrik 2024

Besa i publikoi emrat e kandidatëve për anëtarë të Qeverisë së re

Besa i publikoi emrat e kandidatëve për anëtarë të Qeverisë së re

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi i Lëvizjes Besa sot në një mbledhje në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së. 

"Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit", kumtoi partia e Bilall Kasamit e cila është pjesë e koalicionit "Vlen".

Në kumtesën nga Besa theksojnë se në mbledhjen është diskutuar për prioritetet dhe angazhimet e kuadrove partiake në qeverisjen e ardhshme, ku njëzëshëm është vendosur që “përfaqësuesit e partive në Parlament dhe në pushtetin ekzekutiv do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës  – luftën kundër krimit dhe korrupsionit, realizimin dhe zbatimin e kushteve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin ekonomik të vendit”. ls/

Foto: Lëvizja Besa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR