• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besa dhe Alternativa nënshkruan deklaratë për bashkëpunim

Besa dhe Alternativa nënshkruan deklaratë për bashkëpunim

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Liderët e Lëvizjes Besa dhe partisë Alternativa, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi sot në Kuvend nënshkruan deklaratë politike për bashkëpunim, si hap i parë drejt krijimit të një fronti opozitar.

Siç kumtoi Besa, qëllimi i këtij bashkëpunimi është "kërkimi i mënyrave për artikulim të zërit opozitar shqiptar në Maqedoni të Veriut".

Me deklaratën e nënshkruar, siç ceket në kumtesë, shprehet gatishmëria e të dy partive për bashkëpunim dhe koordinim të dy partive për bashkëpunim dhe koordinim tl aktiviteteve politike në drejtim të ndërtimit të kampit opozitar, i cili "do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik".

"Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve", thuhet në kumtesë.

Nga Besa theksojnë se me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët nga ana e Kasamit dhe Gashit, formalisht zyrtarizohet marrëvehsja për bashkëpunim mes dy partive, me ç'rast lihet hapësirë për inkuadrim edhe të faktorëve të tjerë drejt këtij blloku. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR