• e shtunë, 06 korrik 2024

Në Berovë në mëngjesin e sotëm më ftohtë me -5, më ngrohtë në Dojran me gjashtë gradë

Në Berovë në mëngjesin e sotëm më ftohtë me -5, më  ngrohtë në Dojran me gjashtë gradë

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në Berovë është matur -5 gradë Celsius, në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë-2, -1 gradë është matur në Kumanovë, Prilep, Ohër, Shtip dhe Veles, zero në Shkup - Zajçev Rid, Pretor, Kriva Pallankë dhe Kavadar, tre në Kodrën e Diellit, një gradë në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Vinicë, 2 në Gjevgjeli dhe 6 gradë në Dojran.

Gjatë natës ka mbizotruar mot i kthjelltë, informuan nga DPHM. Mëngjesi i sotëm është me diell me vrasnira të vogla lokale, ndërsa në Demir Kapi ka mjegull të hollë. Fryn erë e lehtë nga drejtimi verior dhe perëndimor.

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 17 gradë.

Në Shkup me diell dhe vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR