Bernardo Silva mund të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Mançester Sitit për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola informoi për lëndimin e mesfushorit, Bernardo Silva.
- Post By Besnik Shuki
- 08:17, 20 shtator, 2023

Mançester, 20 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola informoi për lëndimin e mesfushorit, Bernardo Silva.
"Ende nuk kam biseduar me mjekët, por duket se ai nuk do të mund të luajë në ndeshjet e ardhshme", deklaroi Guardiola.
Silva u lëndua mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës (3:1) dhe u zëvendësua në minutën e 44-të. bsh/
Foto: EPA