• e martë, 02 korrik 2024

Bernardo Silva mund të mungojë në derbin kundër Çellsit

Bernardo Silva mund të mungojë në derbin kundër Çellsit

Mançester, 16 shkurt 2024 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva është në dyshim për ndeshjen e nesërme kundër Çellsit. Xhek Grilish dhe Joshko Gvardiol, po ashtu do të mungojnë. Këtë e publikoi menaxheri i "qytetarëve" Pep Gvardiola, duke shtuar se Mateo Kovaçiq dhe Serhio Gomesh i kanë vazhduar stërivtjet me ekipin.

"Grilish mendoj se nuk do të jetë i gatshëm. Nuk e di gjendjen e tij të saktë, duhet të bisedoj me mjekët. E di se nuk do të mund të luajë nesër. Për Bernardo Silvan do të shohim sot në stërvitjen tonë të pasdites. Kovaçiqi stërvitet, si dhe Serhio Gomesh", tha Gvardiola.

Grilish dhe Bernardo Silva u lënduan në ndeshje kundër Kopenhagës në kuadër të Ligës së Kampionëve. bsh/

Foto: Fejsbuk/Mançester Siti

QËNDRONI TË LIDHUR