Berisha kërkon qeveri teknike përpara zgjedhjeve, për socialistët dëshirë e pabazuar politike
- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita insiston në formimin e një qeverie teknike, e cila do të zbatojë zgjedhje të lira, duke shtuar se "në vitin 2025 është radha jonë e fitores".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:20, 6 dhjetor, 2024
Tiranë, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita insiston në formimin e një qeverie teknike, e cila do të zbatojë zgjedhje të lira, duke shtuar se "në vitin 2025 është radha jonë e fitores".
Berisha në një intervistë televizive tha se opozita nuk do t'i bojkotojë zgjedhjet parlamentare dhe se do të bëjë gjithçka për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Nga ana tjetër socialistët konsiderojnë se nuk ka arsye për formimin e qeverisë teknike, ndërsa këtë kërkesë të opozitës e vlerëson si një "dëshirë të pabazuar politike".
"Qeveritë teknike formohen vetëm kur vendi përballet me kriza të mëdha. Kjo është një dëshirë politike që nuk bazohet në realitetin politik, ligjin apo traditën politike", tha ndër të tjera Damian Gjiknuri, duke komentuar kërkesën e opozitës.
Zgjedhjet parlamentare, të 11-at me radhë, pas rënies së regjimit totalitar, do të mbahen më 11 maj të vitit të ardhshëm, datë të cilën me dekret dje e caktoi shefi i shtetit Bajram Begaj.
Pas tre cikleve të fundit zgjedhore, nga viti 2013 e në vazhdim, fitues të zgjedhjeve janë socialistët.
Foto: Berisha/Gjiknuri FB