Beqiri: Kishim respekt për kundërshtarin
- Kampioni i Maqedonisë i futbollit Shkëndija e filloi me humbje performancën në grupin e Ligës së Konferencës. Në debutimin e tyre në Madrid, "ekipi i Tetovës" humbi 2:0 nga Rajo Valekano. Ekipi vendas shënoi golat për një periudhë të shkurtër, por kjo ishte e mjaftueshme që ata të arrinin një fitore të sigurt.
- Post By Sara Ademi
- 16:15, 3 tetor, 2025
Tetovë, 3 tetor 2025 (MIA) - Kampioni i Maqedonisë i futbollit Shkëndija e filloi me humbje performancën në grupin e Ligës së Konferencës. Në debutimin e tyre në Madrid, "ekipi i Tetovës" humbi 2:0 nga Rajo Valekano. Ekipi vendas shënoi golat për një periudhë të shkurtër, por kjo ishte e mjaftueshme që ata të arrinin një fitore të sigurt.
Luajtëm në një atmosferë të shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes. Kundërshtari e meritoi fitoren. Mendoj se kishim shumë respekt për kundërshtarin në pjesën e parë. Nuk ishte kështu në pjesën e dytë, skuadra vrapoi më shumë, ishte më e mirë, por prapë avantazhi ndaj rivalit ishte i paarritshëm. Kundërshtari është një nga favoritët në këtë garë dhe ekipet e tjera do të kenë probleme në duelet me Rajon, theksoi trajneri i Shkëndisë, Jeton Beqiri.
Shkëndija do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës më 23 tetor si nikoqire e Shelburnit. sa/
Foto: Fejsbuku i KF Shëndija