• e enjte, 07 nëntor 2024

Benzinat lirohen për një denar e gjysëm, ndërsa dizeli për një denar për litër

Benzinat lirohen për një denar e gjysëm, ndërsa dizeli për një denar për litër

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Benzinat dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për një denar për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendim po bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,70 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 86 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 88 denarë, EURODISEL BS (D-E V) për 74,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 74 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së, çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,829 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 45,832 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake tregojnë rënie te benzinat në mesatare për 2,438 për qind, te nafta për 2,100, te vaji ekstra i lehtë për 2,605 dhe te nafta për 1,907 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,407 për qind. rq/fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR