• e hënë, 08 korrik 2024

Benzema lë jashtë Ronaldon dhe Mesin nga skuadra e tij e ëndrrave

Benzema lë jashtë Ronaldon dhe Mesin nga skuadra e tij e ëndrrave

Xheda, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Al-Itihad Karim Benzema ka krijuar skuadrën e tij të ëndrrave. Por tek ai nuk ka vend për yjet më të mëdhenj të dy dekadave të para të këtij shekulli, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.

Benzema në ekipin e tij do të dëshironte ta shihte si portier Maneul Nojerin, derisa në mbrojtje Dani Alveshin, Pepen, Ramosin dhe Marselon. Mesfushën do ta përbënte Klod Makelele, Pol Pogba, Zinedin Zidan dhe Ronaldinjo, ndërkaq në sulm si partner francezi ka zgjedhur brazilianin Ronaldo.

Tridhjetë e pesë vjeçari luan për Al Itihad që nga korriku i vitit 2023. Këtë sezon ai ka luajtur 16 ndeshje për klubin dhe ka shënuar 10 gola dhe katër asiste.

Në vitin 2022 Benzema fitoi "Topin e Artë" që revista sportive franceze "France Football" ia ndan futbollistit më të mirë botëror për sezonin që kaloi. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR