• e diel, 22 dhjetor 2024

Bendevska: Përgatisim padi për mbrojtje nga diskriminimi kundër shtetit, mungojnë një e treta e librave

Bendevska: Përgatisim padi për mbrojtje nga diskriminimi kundër shtetit, mungojnë një e treta e librave

Strugë, 5 tetor 2023 (MIA) - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi përgatit padi për mbrojtje nga diskriminimi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës së librave, deklaroi sot kryetarja e Komisionit, Vesna Bendevska.

Në takimin e sotëm me qytetarët, përfaqësuesit e sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale në Strugë, Bendevska theksoi se Komisioni punon në disa raste të diskriminimit strukturor, gjegjësisht  kur përfshihet një popullatë më e madhe, siç është mungesa e librave dhe mossigurimi i transportit falas për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nga gjimnazet dhe fakultetet private.

Duke theksuar me numra, tha se nga gjithsej 123 libra të nevojshëm, më 1 shtator kanë munguar 46, që theksoi është më shumë se një e treta e librave në paralele të ndryshme në gjuhë të ndryshme mësimore.

Видливо се зголемува бројот на претставки до Комисијата за спречување и заштита од дискриминација, што е и еден од индикаторите дека граѓаните се здобиваат со доверба во работата на Комисијат

Pikërisht për këtë, nënvizoi ajo, Komisioni ka konfirmuar se nuk ekziston një libër si mjet bazë për realizimin e procesit mësimor-edukativ, nuk ka qasje të barabartë në arsimin cilësor krahasuar me ata që kanë libra.

"Komisioni solli vendim dhe ai nuk zbatohet. Do të bëjmë padi në Gjykatën Civile për mbrojtje nga diskriminimi nga interesi publik për shkak të mungesës së librave. Atë që e konstatuam në punën tonë. Në atë rast, Komisioni do të jetë një palë në mosmarrëveshjen dhe fillon me përfaqësimin strategjik të interesave të nxënësve. Interesi i tyre është të marrin arsim cilësor, dhe kjo do të thotë një tekst shkollor për çdo lëndë, në çdo klasë dhe në çdo gjuhë në të cilën zhvillohet mësimi. Shteti, pra Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të paditet. Ne jemi duke e përgatitur padinë dhe do ta paraqesim së bashku me partnerët tanë strategjikë, Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë", tha Bendevska. sa/

Foto: MIA/ Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR