Bendevska: LSDM-ja hyn në fazën e "fantazisë parazgjedhore" se anëtarësia e ZNAM-it është kthyer tek ata
- Nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Vesna Bendevska sot në konferencë për shtyp i dërgoi mesazh udhëheqësisë së LSDM-së që ta "sinkronizojë marketingun politik me realitetin në terren".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:01, 12 maj, 2025
Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Vesna Bendevska sot në konferencë për shtyp i dërgoi mesazh udhëheqësisë së LSDM-së që ta "sinkronizojë marketingun politik me realitetin në terren".
"Urgjentisht vendosni roje para shtabeve tuaja komunale. Jo për shkak të sigurisë, por që disi të rregullohet 'kaosi' nga turmat të cilat ndodhën pasi, gjoja, anëtarësia e ZNAM-it masovikisht po ju kthehet, sipas pretendimeve tuaja. E kuptojmë që LSDM-ja po hynë në fazën e vetëmashtrimit politik - e njohur si faza e "fantazive parazgjedhore" - por të paktën sinkronizoni marketingun politik me realitetin në terren. Nëse pretendoni se anëtarët e ZNAM-it kthehen tek ju, atëherë pse të gjithë selitë e juaja në gjithë vendin duken si muze të arkeologjisë politike - të mbyllura, me pluhur, të harruara", tha Bandevska.
Ajo tregoi fotografi nga selia e LSDM-së, në të cilat sipas saj, me muaj nuk ka pasur asnjë aktivitet dhe porositi se anëtarësia e ZNAM-it është e qëndrueshme dhe e vendosur për të ndërtuar një subjekt të ri politik që do të funksionojë me ndershmëri dhe efikasitet.
"Lëvizja ZNAM është këtu - me njerëz me ide, me vizion. Po luftojmë për ndryshime, dhe jo për kolltuqe. Për një sistem i cili punon ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve. Po luftojmë për model të ri politik, për kulturë të re të përgjegjësisë dhe rezultatit. Kthimi prapa në sistemin e LSDM-së, i cili e zhvlerësoi dinjitetin e qytetarit dhe tregtuan me interesat kombëtare, me çka e shpërdoroi kështu besimin e popullit për anëtarësinë e Lëvizjes ZNAM, nuk është opsion", tha Bendevska. qa/
Foto: Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë