• e diel, 30 qershor 2024

Belingemi sot kthehet në terren

Belingemi sot kthehet në terren

 Madrid, 2 mars 2024 (MIA) -  Futbollisti i Real Madridit, Xhad Bellingem do të jetë i gatshëm për duelin e ligës së parë kundër Valensias në terrenin vendor, pasiu rehabilitua nga  lëndimi në kyçin e këmbës që e ka lënë jashtë për tre ndeshje.

Rikthimi i Belingemit në përbërje të Real Madridit e konfirmoi  trajneri Karlo Ançeloti.

"Bellingemi nuk u stërvit shumë me bashkëlpojtarët,   por pjesën individuale e bëri mirë.   Është gati dhe do të luajë", tha Ançeloti. 

 Belingemi, i cili është golashënuesi më i mirë i La Ligës me 16 gola, mungoi pasi shënoi dy herë në derbin kundër Zhironës më 10 shkurt.

 Pa të në fpërërje, Reali shënoi fitore 1-0 ndaj Lajpcingut në Ligën e Kmapionëve  dhe Sevilla në La Liga, ndërsa    barazoi 1-1 kundër rivalëve të qytetit Rajo Valekano.

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR