Belingemi rikuperohet plotësisht nga lëndimi
- Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem nuk ndjen më dhimbje pas lëndimit që pësoi, transmeton "Diario AS".
- Post By Fami Bajrami
- 12:40, 29 shkurt, 2024
Madrid, 29 shkurt 2024 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem nuk ndjen më dhimbje pas lëndimit që pësoi, transmeton "Diario AS".
Pritet që shumë shpejt të bëhet e qartë nëse futbollisti do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Valencias në kampionatin spanjoll të caktuar më 2 mars.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se 20-vjeçari me gjasë do të jetë startues në ndeshjen kundër Lajpcigut në Ligën e kampionëve.
Këtë sezon, Belingem ka shënuar 16 gola dhe është golashënuesi më i mirë i turneut.
Foto: EPA