• e shtunë, 28 shtator 2024

Belingemi mohon konflikt me Mbapen, Rodrigon dhe Vinisiusin

Belingemi mohon konflikt me Mbapen, Rodrigon dhe Vinisiusin

Madrid, 18 shtator 2024 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem ka hedhur poshtë zërat për raporte kinse të krisura me Kilian Mbapen, Rodrigon dhe Vinisius Zhuniorin.

"Pashë në rrjetet sociale se dikush po tenton të krijojë negativitet mes Mbapes, Rodrigos, Vinisiusit dhe mua. E vërteta është se ne jemi miq shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës", citon Belingemin gazetari Fabricio Romano.

Në sezonin që po vijon, Belingemi ka luajtur tre ndeshje për Realin dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Mbape ka gjithsej shtatë ndeshje duke shënuar pesë gola, Vinisiusi ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe ka qenë realizues i katër asisteve. Rodrigo gjithashtu ka luajtur katër ndeshje në sezonin 2024/25 duke shënuar një gol dhe dy asiste. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR