Belingem: Ndjej lehtësim pas fitores ndaj Atalantës
- Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem e ka konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishme fitoren ndaj Atalantës (3:2) mbrëmë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së kampionëve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:45, 11 dhjetor, 2024

Bergamo, 11 dhjetor 2024 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem e ka konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishme fitoren ndaj Atalantës (3:2) mbrëmë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së kampionëve.
"Ndjehem i lehtësuar pas kësaj fitore. Ishte shumë e rëndësishme që të marrim pikët. Ndeshja ishte shumë e vështirë. Në pjesën e dytë duhej të mbronim epërsinë, por bëmë një punë të shkëlqyer", ka thënë Belingemi.
Real Madridi tani ka nëntë pikë dhe është ngjitur në vendin e 17-të të renditjes. Atalanta është në vendin e 8-të me 11 pikë.
Foto: EPA