• e mërkurë, 26 qershor 2024

Belingem është shpallur futbollist i sezonit në La Liga

Belingem është shpallur futbollist i sezonit në La Liga

Madrid, 28 maj 2024 (MIA) - Ylli i Real madridit, Xhud Belingem u zgjodh lojtari më i mirë në Primera për sezonin e kaluar. Futbollisti anglez mori pjesë në gjithsej 28 ndeshje për klubin mbretëror, në të cilat shënoi 19 gola dhe pati 6 asistime.

Interesante, vitin e kaluar Belingem e mori çmimin si lojtari më i mirë në Budnesligë, ndërsa tani çmimin e njejtë e mritoi edhe në sezonin e tij debutues në Spanjë.

"Këtë çmim ua kushtoj bashkëlojtarëve të mi dhe shtabit profesional sepse mbështetja dhe besimi i tyre më ndihmoi shumë", deklaroi Belingem.

Në të gjitha dneshjet anglezi luajti në 41 ndeshje, me 23 gola dhe 12 shënime. Kontrata e tij me Realin është deri në vitin 2029.

Ish-lojtari i Borusia Dortmundit luftoi me konkurrencën nga të nomunuarit e tjerë për çmimin prestigjioz - Vinisius Junior, Tafekusa Kubo, Artjom Dovbik, Alejsh Garsia, Robert Levandovski, Antoan Grizman, isko, Kirian Rodrigez he Aleksandar Seorlot. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR