• e premte, 14 shkurt 2025

Belgjika propozon ndalesë për shitjen e diamanteve ruse në vendet e G7

Belgjika propozon ndalesë për shitjen e diamanteve ruse në vendet e G7

Bruksel, 21 shtator 2023 (MIA) - Qendra globale e diamanteve në Antuerp është e gatshme t'i përforcojë sanksionet kundër Rusisë duke ndaluar shitjen e diamanteve ruse, deklaroi kryeministri belg Aleksander De Kro, duke paralajmëruar propozimin e Belgjikës për ndalimin e shitjes së këtyre “simboleve të luftë" në tregjet e vendeve-anëtare të G7 nga janari i vitit 2024.

"G7 dëshiron t'i zvogëlojë të ardhurat nga diamantët rusë. Si qendër kryesore për tregtinë e diamanteve, Belgjika është përgjegjëse për të kontribuar në suksesin e saj. Sonte u takova me drejtues të industrisë për të diskutuar se si mund të përfitojmë nga kjo mundësi dhe të rrisim standardet e transparencës për të gjithë industrinë", njoftoi De Kro në X pas takimit me përfaqësues të industrisë së bizhuterive në Nju-Jork.

Ai theksoi se diamantet ruse janë simbol i luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ndaj ndalimi i tyre në treg është i domosdoshëm.

Sanksionet që i janë vendosur Rusisë deri më tani nuk e ndalonin shitjen e diamanteve ruse, pavarësisht vlerësimeve se Kremlini përdor të ardhurat prej tyre për të financuar agresionin kundër Ukrainës.

Belgjika, në qytetin e të cilit Antuerp ndodhet qendra globale për tregtimin e diamanteve, deri më tani ka hezituar të ndalojë shitjen e gurëve të çmuar ruse, por tani De Kro u ka bërë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të "ecin miljen e fundit" dhe të mbështesin propozimin e vendit të tij për vendosjen e një ndalimi të këtillë.

Me propozimin belg, tani kërkohet një mekanizëm efektiv për të gjurmuar çdo diamant dhe në këtë mënyrë të parandalojë që gurët e çmuar rusë të arrijnë në tregjet e vendeve të G7 - Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja, SHBA-ja, Franca dhe BE-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR